Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA LIDERE

Fiton derbin ndaj Vjosës, Ulpiana merr kreun

Fiton derbin ndaj Vjosës, Ulpiana merr kreun


8 October, 2023 @17:17

Ulpiana e drejtuar nga Emin Bajrami është bërë lider e Ligës së Parë - Grupi B, pasi që ka mposhtur në derbi të grupit Vjosën në “Sami Kelmendi” me rezultat 3-1 [Alket Bajrami 33’, Auron Ademi 48’, 90’- Drin Ymeri 70’].

Kjo ka qenë fitorja e shtatë me radhë e Ulpianës që pas humbjes në xhiron e parë, tashmë nuk po njeh kundërshtar dhe se ka arritur kuotën e 21 pikëve, për të marrë kreun pastër nga Prishtina e Re, që sot barazoi ndaj Flamurtarit.

TABELA AKTUALE

Alket Bajrami hapi serinë e golave në Lipjan sot, ndërsa Auron Ademi më pas lehtësoi punën për Ulpianën. Edhe pse Vjosa u kthye në lojë dhe tentoi mjaft pas golit të golashënuesit më të mirë të ekipit të tyre, Drin Ymerit, në fund me kundërsulm Ademi goditi për përfundimtaren.

Ulpiana tash ka 21 pikë nga 8 ndeshje dhe është lidere e Ligës së Parë - Grupi B, ndërsa Vjosa e treta në renditje, ka 16 pikë nga po aq ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë