Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARIZOHET TRAJNERI I RI

Arsim Thaqi prezantohet si trajner i ri i Suharekës

Arsim Thaqi prezantohet si trajner i ri i Suharekës


10 October, 2023 @13:35

Trajneri i mirënjohur kosovar, Arsim Thaqi, është emëruar dhe prezantuar sot si trajner i ri i ekipit që garon në Ligën e Parë - Grupi A, Suhareka.

Pas largimit të papritur të Granit Begollit dje nga detyra, FC Suhareka ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit që do të merr detyrën menjëherë, ndërsa ekipi do të shkojë për fazën përgatiore nesër për në Shqipëri. Kjo, pasi që skuadrat do të jenë në pushim dyjavor për shkak të ndeshjeve të reprezentacioneve për kualifikime dhe miqësore në kuadër të shteteve.

“Të nderuar adhurues të klubit tonë ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë z.Arsim Thaqi i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit,” ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e FC Suhareka sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë