Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGOJNË TRAJNERIN!!!

Suhareka ndan rrugët me Granit Begollin!

TOPSPORTI/ DS/ Arkiv

Suhareka ndan rrugët me Granit Begollin!


9 October, 2023 @18:16

Përkundër se morrën gjashtë pikë në dy duelet e fundit, Suhareka ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre të parë, Granit Begollin. TopSporti.com ka mësuar se kryesia e klubit ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin prishtinas. Suhareka shkon në pushim dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, në pozitë të dytë të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa ka 6 pikë më pak sesa lideri i grupit, Dinamo e Ferizajit.

Suhareka në përballjen e fundit mposhti thellë Rilindjen 1974, duke e mposhtur 4-1, për t’iu kthyer pozitës së dytë në tabelë. Begolli javën e kaluar u suspendua nga Komisioni Disiplinor i FFK-së me dy ndeshje mosushtrim detyre, për shkak të kartonit të kuq (dy të verdha) dhe iu shqiptua dënimi prej 200 eurove.

Në xhiron e radhës, Suhareka është mysafire e Vëllaznimit, me të cilën ndeshje përfundon edhe cikli i parë i dueleve të Ligës së Parë - Grupi A. Nga Liga e Parë - Grupi A, fituesi i saj siguron drejtpërdrejt Superligën, ndërsa pozita e dytë duhet të luajë dy ndeshje barazhi për të kërkuar elitën e futbollit të Kosovës. Begolli përgjatë karrierës së tij të re si trajner, ka ndërruar disa ekipe. Ai kishte nisur punën te Vëllaznimi në stinorin 2021/22, për ta marrë Lirinë në pjesë të dytë të stinorit. Në stinorin e kaluar drejtoi Feronikelin’74, të cilin e dërgoi në Superligë, por me të cilët nuk vazhdoi më tutje. Këtë verë, kur FC A&N ndërroi drejtuesit dhe u riemërua FC Suhareka, ai mori drejtimin e Suharekës. Trajneri në fjalë, për kuriozitet, ka punuar vetëm në Ligën e Parë - Grupi A, në këto tri vitet e fundit.

FC Suhareka ende nuk ka zyrtarizuar ndarjen me kryetrajnerin dhe pritet të shihet nëse do ta bëjnë këtë shpejt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë