Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi emëron tiranasin Ardian Mema kryetrajner

Vëllaznimi emëron tiranasin Ardian Mema kryetrajner


17 October, 2023 @12:17

Pas ndarjes me trajnerin Megzon Visoka, Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin tiranas, Ardian Mema, që do të merr timonin e ekipit gjakovar për stinorin 2023/24 në Ligë të Parë - Grupi A.

Mema 51 vjeç ka punuar me Skënderbeun, Flamurtarin, Tiranën e Kastriotin në Superioren shqiptare.

Ardian Mema

“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se sot klubi ynë ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin Ardian Mema. Trajneri Mema vjen pas eksperiencave në Superioren Shqiptare me Skënderbeun, Flamurtarin, Kastriotin dhe Tiranën. I urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vëllaznimit,” ka shkruar KF Vëllaznimi në njoftim.

Vëllaznimi aktualisht është i shtati në renditje tabelare të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa ka 8 pikë nga 8 ndeshjet e para. Në xhiron e radhës do të jetë nikoqir i Suharekës, që gjithashtu ka emëruar trajner të ri, duke u ndarë me Granit Begollin dhe duke sjellë në ekip Arsim Thaqin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë