Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN DRITA E GJELBËR EDHE PËR KF DRENICËN!

Edhe KF Drenica licensohet

Foto: KFDrenica/ fb

Edhe KF Drenica licensohet


3 November, 2023 @18:32

Skuadra e Drenicës që po garon në Ligë të Parë - Grupi A, ka bërë të ditur mbrëmë se ka arritur të licensohet nga Ministria e Sportit. Kjo, pasi që klubi nga Skenderaji ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Ministria përkatëse dhe kështu, Komisioni për Licensim ka dhënë dritën e gjelbër për ekipin kuqezi.

“Pas licencimit, tashmë klubi mund të realizoj sponsorizime në bazë të ligjit për sponsorizim dhe me këtë rast, ftojmë të gjitha bizneset që të shfrytezojnë Ligjin për Sponsorizim, duke mbeshtetur KF Drenica nga tatimi në fitim, e ndihmë e cila do t’i lehtësonte klubit arritjen e objektivave,” ka shkruar KF Drenica ndër të tjera në njoftim.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë