Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAJNË RRUGËT ME TRAJNERIN!

Shkarkohet edhe një trajner në Ligë të Parë!

Foto: FCIstogu/ fb

Shkarkohet edhe një trajner në Ligë të Parë!


4 November, 2023 @19:36

Pas tre barazimeve radhazi, Istogu ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre të emëruar në verën që e lamë pas, Ramush Gashi. Istogu priste fitore ndaj Rahovecit sot, ndërsa nuk ka fituar qe tre xhiro, derisa te të trijat barazoi.

Kjo ka qenë shkak, sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, për të ndarë rrugët me trajnerin Gashi.

“FC Istogu njofton sportdashësit se ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin e deritashëm z. Ramush Gashi, për shkak të rezultateve jo të kënaqshme deri tash. Z. Gashi i urojmë suksese dhe fat në vazhdim të karrierës,” ka shkruar njoftimi i FC Istogu lëshuar sonte.

Istogu pas 11 ndeshjesh në Ligë të Parë - Grupi A ka 10 pikë dhe është i teti në renditje. Skuadra me Gashin në krye ka regjistruar vetëm dy fitore deri tash, duke bërë edhe katër barazime e pesë humbje!

Brenda javës, pritet që Istogu të emërojë trajnerin e ri të ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë