Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E TRETA ME RADHË

Edon Sadriu hat-trick, me trajnerin e ri Ferizaji njeh vetëm fitore

Foto: FCFerizaji/fb

Edon Sadriu hat-trick, me trajnerin e ri Ferizaji njeh vetëm fitore


10 November, 2023 @15:48

Ka ardhur edhe fitorja e tretë për Ferizajin me trajnerin Egzon Shabani, prej se ai zëvendësoi Ismet Munishin në detyrë. Me Shabanin, Ferizaji ka shënuar tre fitore radhazi, ndërsa sot ajo ka ardhur me përmbysje ndaj Flamurtarit të Prishtinës, të drejtuar nga Liridon Leci.

Ka qenë Edon Sadriu që ka kryer detyrën në pjesë të dytë me një hat-trick të shpejtë, ndërsa një gol tjetër nga Enhar Cakolli ka vendosur epilogun e ndeshjes, për të siguruar tre pikët e radhës, që tashmë janë bërë nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit.

Ferizaji 4-1 Flamurtari [Edon Sadriu 62’, 67’, 75’, Enhar Cakolli 77’ - n.n. 40’]. TABELA AKTUALE

Me fitore, Ferizaji sot kalon në pozitë të tretë, duke arritur në kuotën e 23 pikëve nga 12 ndeshje të luajtura, në krahasim me Flamurtarin që ka 12 pikë dhe është i shtati në renditje.

Në xhiron e radhës, Ferizaji është mysafir i lideres aktuale Prishtina e Re në një test të vërtetë të ndeshjes derbi të Ligës së Parë - Grupi B, ndërsa Flamurtari luan derbin lokal të kryeqytetit, duke qenë mysafir i Ramiz Sadikut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë