Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË RREZIKUARIT, BARAZOJNË!

Istogu barazon edhe me trajnerin e ri

Istogu barazon edhe me trajnerin e ri


11 November, 2023 @19:03

Pas barazimit me Rahovecin në xhiron e kaluar që çoi në largimin e trajnerit Ramush Gashi, as Mehdi Arifaj trajner i ri në ekip, nuk ka arritur fitore me Istogun. Istogu ka barazuar sot me Rilindjen 1974, në një ndeshje të luftuar, por që nuk ka nxjerrë fitues: Rilindja 1974 1-1 Istogu [Ermir Karaxha - Abedin Merlaku].

Dy skuadrat që po luftojnë për t’iu larguar rrezikut nga fundi i tabelës, në fund me nga një pikë kanë kryer punë për të mbajtur distancën me Phoenixin e fundit, që gjithashtu barazoi sot. Pas kësaj xhiroje, Rilindja 1974 është e teta me 13 pikë nga 12 xhiro, ndërsa Istogu ka dy pikë më pak, në pozitë të nëntë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë