Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINASIT NXJERRIN PIKË NË LIPJAN

Zëvendësuesi siguron pikë për 2 Korrikun

Foto: 2korriku.com

Zëvendësuesi siguron pikë për 2 Korrikun


26 November, 2023 @22:17

Me raste në pjesë të parë, por pa gola, ndërsa në pjesë të dytë erdhën dy gola, ku të dyja ekipet shënuan nga një herë. Ka qenë 2 Korriku që bëri lëvizjen, për të siguruar pikën ndaj Ulpianës në “Sami Kelmendi” sot.

I futur në lojë në minutën e 82 të ndeshjes, Edon Zeçiri ka shënuar në kohën shtesë për të barazuar rezultatin dhe për të përcaktuar përfundimtaren e ndeshjes: Ulpiana - 2 Korriku 1-1 [Jehon Stublla 63’pen. - Edon Zeçiri 90’+3].

Ulpiana kishte marrë epërsinë në minutën e 63 të ndeshjes, kur Alket Bajrami u pengua në zonë, ndërsa referi sinjalizoi për 11-metërsh. E Jehon Stublla i dha avantazh ekipit të Emin Bajramit. Ulpiana kishte edhe dy raste të mira pas golit, derisa prishtinasit kërkonin barazimin - por për fat të mysafirëve ai gol nuk erdhi.

TABELA AKTUALE

Derisa portieri i Ulpianës mbrojti thuajse gjithçka gjatë ndeshjes, Dorant Ahmetaj në fund ra nga përvoja e Zeçirit, që siguroi pikë për ekipin e trajnerit Besim Ademi, ndërsa skuadrat u ndanë me nga një pikë nga loja.

Barazimi ndali Ulpianën që të kalojë më lart në tabelë, ndërsa mbeti në pozitë të katërt me 25 pikë pas 13 ndeshjeve. 2 Korriku në anën tjetër regjistroi barazimin e pestë sezonal dhe pas 13 ndeshjesh ka 14 pikë duke qëndruar në pozitën e gjashtë të tabelës.

—-

Viva Fresh Liga e Parë; Java XIII

KF Ulpiana – FC 2 Korriku 1:1

Gjyqtarët e ndeshjes: Tefik Maloku (Podujevë), Muharrem Hamiti (Prishtinë), Valmir Beqa (Pejë)

Delegati e ndeshjes: Halil Sheremeti nga Mitrovica

Vëzhguesi i i gjyqtarëve: Ahmet Gashi nga Peja

Formacioni startuesi i Ulpianës: Dorant Ahmetaj, Lorik Rexhepi, Labinot Ibrahimi /kap./, Liron Tasholli, Gentian Emini, Lavdim Grainca, Albijon Shurdhiqi, Lucas Celio Cunha, Alket Bajrami, Enis Stublla, Endrit Ademi. Kryetrajner: Emin Bajrami.

U inkuadruan edhe: Harbin Reçica 46’, Korab Luma 76’, Festim Krasniqi 80’, Leon Selimi 90’

Formacioni startues i 2 Korrikut: Flamur Neziri, Enes Duraku, Abit Salihu, Jehon Stublla, Riad Jashari, Andi Oruqi /kap./, Gneilpekan Marius Camara, Shqiprim Kelmendi, Londrit Hamidi, Ardit Gashi, Redon Bejta. Kryetrajner: Besim Ademi.

U inkuadruan edhe: Miftar Avdiu 74’. Agron Beqiri 74’, Valton Ibrahimi 74’, Edon Zeçiri 82’, Ylli Prekopuca 88’

Mungoi në ndeshje: Albert Stublla (i lënduar)


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë