Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME BARAZIM MBYLLIN VJESHTËN

Prishtina e Re e mbyll vjeshtën me barazim ndaj Vushtrrisë

Fotot: KF Prishtina e Re/ fb

Prishtina e Re e mbyll vjeshtën me barazim ndaj Vushtrrisë


29 November, 2023 @15:16

Liderja momentale e Ligës së Parë - Grupi B, Prishtina e Re ka mbyllur pjesën vjeshtore të stinorit me barazim ndaj Vushtrrisë në “Ferki Aliun” e rënduar për lojë, për shkak të rreshjeve që kishte këto ditë në Kosovë.

TABELA AKTUALE

Përkundër angazhimit të djelmoshave të Elon Berishës dhe rasteve, ata nuk kanë arritur të dalin fitues, ndërsa në fund janë ndarë me barazim ndaj vendasve që po bëjnë gjithçka në luftë për mbijetesë në këtë ligë, duke përfunduar dueli: Vushtrria - Prishtina e Re 1-1 [n.n. - Salih Kosumi].

Vushtrria vs. Prishtina e Re

Pas 14 xhirosh, Prishtina e Re është e para në Ligën e Parë - Grupi B, me 30 pikë, ndërsa Vushtrria e parafundit me 11 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë