Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIMËR I BUTË PËR DINAMON

Gashi e Orana për fitore, Dinamo dimëron lidere

Gashi e Orana për fitore, Dinamo dimëron lidere


29 November, 2023 @15:44

Dinamoja e Ferizajit që erdhi nga Liga e Dytë këtë stinor në Ligë të Parë dhe u vendos në Grupin A të saj, ka edhe një ndeshje për të mbyllë vjeshtën në kampionat, mirëpo ata kanë siguruar lidershipin dhe dimrin e qetë që tash.

Me fitore ndaj Phoenixit të drejtuar nga Faruk Statovci 2-0 [Dren Gashi 53’, Kenan Orana 60’] Dinamo ka regjistruar fitoren e nëntë kampionale dhe tashmë ka arritur në 30 pikë.

TABELA AKTUALE

Phoenixi në anën tjetër do të duhet të punojë shumë gjatë pauzës dimrore, ashtu që të këndellet, pasi që ekipi mbetet i rrezikuar për rënie, me 11 pikë nga 14 ndeshje në pozitë të parafundit në Ligën e Parë - Grupi A.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë