Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B I LIGËS SË PARË

Vjosa e mbyll vitin si lidere

Foto: FCVjosa/ fb

Vjosa e mbyll vitin si lidere


30 November, 2023 @19:12

Me dy gola të shënuara në minutat ekstreme të ndeshjes, Vjosa ka mposhtur 2 Korrikun të dielën enjten në Prishtinë, për të mbyllur vitin 2023 si lidere e Ligës së Parë - Grupi B, si dhe për të mbajtur gjallë shpresat për Superligë.

Kujtojmë, Vjosa në stinorin e kaluar kishte ardhur nga Liga e Dytë në të parën, ndërsa pas ndarjes me Erdin Hashanin morën në krye të ekipit Leotrim Krasniqin, me të cilin ekipi po ec mbarë.

2 Korriku në anën tjetër ka pasur mundësitë e veta, por ka qenë portieri i Vjosës Rinor Azemi që ka mbrojtur secilin rast të tyre për të shënuar, në anën tjetër goditjet e fillim-ndeshjes nga Astrit Fazliu dhe zëvendësuesit Albinot Kozmaqi në fund, dhanë epilogun e takimit: 2 Korriku - Vjosa 0-2 [Astrit Fazliu 5’, Albinot Kozmaqi 90’+2].

TABELA AKTUALE

Kështu, Vjosa e mbyll vitin 2023, pjesën e parë të stinorit 2023/24 në Ligën e Parë - Grupi B si lidere, për një dimër të qetë, me 31 pikë nga 14 ndeshje, ndjekur nga afër prej tre ekipeve tjera pretendente, Prishtina e Re (30 pikë), Ferizaji (29) dhe Ulpiana (28).

Ndërkaq 2 Korriku që po tregon lojëra të mira, por ende nuk po arrin plotësisht rezultatet e kërkuara, mbyll gjysmëstinorin në pozitë të gjashtë me 14 pikë nga po aq ndeshje të luajtura.

- - -

FC 2 Korriku – KF Vjosa 0:2

Golashënuesit: Astrit Fazliu 5’, Albinot Kozmaqi 90+2’

Gjyqtarët e ndeshjes: Tefik Maloku (Podujevë), Bajram Kabashi (Prizren), Qendrim Sejdiu (Ferizaj)

Delegati e ndeshjes: Naim Krasniqi nga Peja

Vëzhguesi i i gjyqtarëve; Zekë Miranaj nga Istogu

Formacioni startues i 2 Korrikut: Arnis Ajeti, Jehon Stublla, Abit Salihu, Agron Beqiri, Gneilpekan M. Camara, Andi Oruqi /kap./, Edon Zeçiri, Shqiprim Kelmendi, Enes Duraku, Ardit Gashi, Redon Bejta. Kryetrajner: Besim Ademi.

U inkuadruan edhe: Londrit Hamidi 46’, Miftar Avdiu 46’, Milot Hyseni 73’, Ylli Prekopuca 90+2’

Mungoi në ndeshje: Albert Stublla (i lënduar), Flamur Neziri (akumulim kartonësh), Riad Jashari (akumulim kartonësh)

Formacioni startues i Vjosës: Rinor Azemi, Bashkim Selimi, Festim Haxhiu, Riad Murseli, Drin Ymeri, Akil Makolli, Qerim Tershana /kap./, Endrit Asllanaj, Ardian Selimi, Muhamed Llapashtica, Astrit Fazliu. Kryetrajner: Leotrim Krasniqi.

U inkuadruan edhe: Endrit Bytyqi 60’, Albinot Kozmaqi 63’, Altin Axhimusa 90+2’ (të dhënat e detajuara të ndeshjes: 2korriku.com)


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë