Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË FITORET

Sadriu vazhdon me gola, Ferizaji 5 në 5

Foto: FCFerizaji/ fb

Sadriu vazhdon me gola, Ferizaji 5 në 5


30 November, 2023 @19:41

Me trajnerin e ri Ferizaji ka marrë fytyrë tjetër. Tashmë nën drejtimin e Egzon Shabanit, Ferizaji ka arritur të marrë edhe fitoren e pestë në pesë ndeshjet nën drejtim të tij, ndërsa të enjten pak pas mesditës ka qenë Erion Sadriu, 19-vjeç, ka vazhduar me gola dhe ka siguruar fitoren për ekipin e tij.

Sadriu shënoi dy herë në pjesë të dytë për të rrënuar Ramiz Sadikun, që nuk kalohej lehtë në pjesë të parë (0-0). Erioni, vëlla i Edonit më të njohur, shënoi me të filluar pjesa e dytë për epërsinë e ekipit të tij, ndërsa pas baazimit të mysafirëve, ai më vonë shënoi edhe golin e fitores, për rezultatin përfundimtar me të cilin Ferizaji kapi edhe pikën e 15 maksimale në 5 duelet e fundit, Ferizaji - Ramiz Sadiku 2-1 [Erion Sadriu 46’, 71’ - Eurent Krasniqi 55’].

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Ferizaji i kthehet garës për Superligë, ndërsa është vetëm dy pikë larg kreut të renditjes. Ferizajasit kanë 29 pikë nga 14 ndeshje dhe shkojnë në pushim dimëror me shpresa të mëdha për pranverë.

Ramiz Sadiku në anën tjetër, duket të jetë i qetë me 18 pikë nga 14 ndeshjet e pjesës së parë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë