Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KACAFYTJE NË FUND!

Barazim në ndeshjen e tensionuar

Barazim në ndeshjen e tensionuar


30 November, 2023 @22:10

Rilindja 1974 dhe Rahoveci kanë barazuar në duelin e fundit kampional për këtë vit në kuadër të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa ndeshja ka kaluar nën tensione, pasi që siç ka raportuar delegati i ndeshjes një person i paautorizuar futet në fushë dhe kap për qafe trajnerin e mysafirëve. Pason rrëmuja ku përfshihen të dyja ekipet, derisa intervenimi policor qetëson situatën.

TABELA AKTUALE

Në fund, për lojë as që u fol, derisa Rilindja 1974 dhe Rahoveci u ndanë 2-2 [Florent Jashari, Arb Shala - Liman Morina, Liburn Shala]. Me këtë rezultat, Rahoveci mbyll pjesën e parë të stinorit në pozitë të shtatë me 17 pikë nga 14 ndeshje, ndërsa Rilindja 1974 një vend mëposhtë, me 15 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë