NGA KOMISIONI I GARAVE
Ndaj Rilindjes 1974 inicohet procedurë disciplinore
1 December, 2023 @20:18
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se është inicuar procedurë disciplinore ndaj ekipit nga Liga e Parë - Grupi A, Rilindja 1974. Kjo, për shkak të motivit: lëshim në organizim.
Ndërsa në përshkrimin e Komisionit të Garave të FFK-së është treguar edhe arsyeja sipas raportit të delegatit të ndeshjes.
“Inicim disiplinor. Ndaj: KF ”Rilindja 1974 ”. Motivi: Lëshim në organizimin. Pas përfundimit të ndeshjes, një person i pa autorizuar hyn në fushën e lojës dhe e kap dhunshëm në qafë krytrajnerin e ekipit mysafir. Pastaj shkaktohet një rrëmuj në të cilën përfshihen të dy ekipet, mirëpo pas ndërhyrjes së policisë situata qetësohet. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes të Grupi A Rilindja 1974-Rahoveci.”