Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E TREPÇËS!

Moustapha Ba sjell fitoren e Trepçës

Moustapha Ba sjell fitoren e Trepçës


4 December, 2023 @16:08

Sulmuesi Moustapha Ba ka treguar veten në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes sot, ndërsa Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e mbetur të Ligës së Parë - Grupi A, ndaj Dinamos lidere, së cilës ia shkaktoi humbjen e dytë kampionale.

Ka qenë senegalezi Ba, që ka reaguar mirë në minutat 80. dhe 84. të takimit për t’i dhënë fund dilemave të fituesit të ndeshjes së mbetur të xhiros së trembëdhjetë, që ishte shtyrë për shkak të motit jo të mirë dhe terrenit të rënduar për lojë, Trepça 2-0 Dinamo [Moustapha Ba 80’, 84’].

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Trepça mbyll stinorin vjeshtor në Ligën e Parë - Grupi A, në pozitën e pestë të tabelës me 20 pikë, sa ka edhe Drenica që është e katërta. Në anën tjetër, Dinamoja edhe zytarisht mbyll vitin si lidere e Ligë së Parë - Grupi A, pas një starti tejet të mirë të kampionatit, ndërsa në Ligën e Parë është duke debutuar sivjet, pas sigurimit të saj nga Liga e Dytë në stinorin e kaluar. Dinamo lidere, ka 30 pikë nga 14 ndeshje.

Trepca


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë