FUTBOLLISTËT E LIRË!
Tre ndarje nga Suhareka!
5 December, 2023 @19:21
Në pasditen e sotme, tre futbollistë të Suharekës kanë publikuar njoftime se kanë mbyllur marrëveshjen me ekipin e tyre dhe tashmë janë lojtarë të lirë.
Vetëm dy ditë pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë, futbollistët e poshtëshënuar janë përshëndetur me Suharekën, ndërsa kanë bërë të ditur se janë të lirë për të shqyrtuar ofertat në vijim.
Qendërmbrojtësi Dardan Jashari, që në stinorin e kaluar ishte ndër mbrojtësit kryesorë të Lirisë në rruëgtimin e tyre drejt Superligës, Roni Gashi, mesfushor qendror që luajti për Flamurtarin para se të kalonte te Suhareka si dhe sulmuesi i krahut Leart Emini - të tre këta kanë bërë të ditur se më nuk janë pjesë e FC Suhareka.
Skudara e FC Suhareka përndryshe ka mbyllur vjeshtën në Ligë të Parë - Grupi A, në vend të dytë dhe është me gjasa të mira për të konkurruar Superligën këtë stinor.