Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NISIN PËRFORCIMET

7 përforcime nga Phoenix

7 përforcime nga Phoenix


13 December, 2023 @18:24

Skuadra e Phoenix nga Banja e Pejës që po lufton për mbijetesë në Ligë të Parë të Kosovës, duke garuar në Ligën e Parë — A. I drejtuar nga Faruk Statovci, Phoenix ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me shtatë futbollistë ashtu që të jetë më rehat në pjesën pranverore të stinorit.

Kështu, ata kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Donat Krasniqin, Arbër Mustafën, Ndue Ndrecajn, Shpresim Prestreshin, Ardit Hasanin, Festim Krasniqin dhe Dren Berishën. Prezantimi i lojtarëve do të bëhet në ditët në vijim ka bërë të ditur Phoenix.

Phoenix nga 14 ndeshje të luajtura në stinorin vjeshtor 2023/24 ka arritur të regjistrojë vetëm dy fitore, duke tubuar në total 11 pikë. Ata kanë përfunduar gjysmëstinorin në pozitën e parafundit, të nëntë. Ata kishin nisur stinorin me Gani Sejdiun, ndërsa pas xhiros së katërt vazhduan me Statovcin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë