Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREZANTOJNË TRAJNERIN E RI

Gani Metaj trajner i ri i Istogut

Foto: FCIstogu/ fb

Gani Metaj trajner i ri i Istogut


8 December, 2023 @17:36

Istogu sot ka bërë të ditur se ka angazhuar trajner të ri për ekipin e parë. “Troftat” kanë emëruar në krye të skuadrës trajnerin Gani Metaj, i cili u prezantua para lojtarëve të ekipit, në prani të drejtorit të skuadrës Fazli Bytyqi dhe menaxherit Avdyl Çetaj.

Istogu i ka dëshiruar mirë se ardhje trajnerit të ri të ekipit dhe emrit të njohur në qytet, duke i dëshiruar sukses në detyrën që do ta ketë për ta shpëtuar ekipin nga rënia prej Ligës së Parë.

“FC Istogu njofton opinion futbolldashes se ka arritur marrëveshje më trajnerin e njohur istogas ish lojtarin e tyre një kohe edhe trajner, profesorin e nderuar Gani Metaj.
Në pranin e drejtorit Fazli Bytyqi ,menagjerit të klubit Avdyl Cetaj dhe lojtareve u bë prezantimi i trajenerit Gani. I cili premtoj punë dhe anagazhim por edhe përforcime për sezonin e ri të garave.
Klubi i jonë i dëshiron mirë se ardhje profesorit Gani, duke i dëshiruar punë të mbarë, në misionin e madhë.”
— ka shkruar FC Istogu në njoftimin e lëshuar pak më parë (pa ndërhyrje).

Istogu ka përfunduar stinorin vjeshtor të Ligës së Parë - Grupi A në pozitë të fundit të renditjes tabelare. Ekipi nga qyteti nën Bjeshkët e Nemuna ka 11 pikë nga 14 ndeshjet e gjysmëstinorit. Deri në fund të stniorit ka edhe 13 xhiro. Istogu në vjeshtë ka arritur të shënojë vetëm dy fitore, ndërsa ka nxjerrë pesë barazime. Ekipi gjithashtu vërehet që vuan për sulmuet, ndërsa ka mbrojtjen më të dobët.

Istogu ka më së paku gola të shënuara në Ligën e Parë - Grupi A, 8. Dhe, Istogu ka më së shumti gola të pranuara në ligë, 25. Ekipi në fjalë nisi stinorin me Ramush Gashin. Përkundër punës, rezultatet nuk erdhën. Ai u nda me ekipin pas 11 xhirosh, ndërsa në tre xhirot e fundit skuadrën e drejtoi Mehdi Arifaj.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë