Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUAZIMI I RADHËS!

Florent Hyseni huazohet nga Trepça te Phoenix

Florent Hyseni huazohet nga Trepça te Phoenix


19 December, 2023 @10:56

Sulmuesi Florent Hyseni është huazuar nga Trepça te Phoenix për pjesën e mbetur të stinorit 2023/24, kanë bërë të ditur të dyja ekipet që garojnë në Ligën e Parë - Grupi A.

Mitrovicasi 20 vjeçar gjashtë muajt e ardhshëm do t’i kalojë te ekipi nga Banja e Pejës, ndërsa Phoenix i ka uruar suksese futbollistit që deri në fund të stinorit do t’i mbrojë ngjyrat e tyre.

Phoenix që drejtohet nga Faruk Statovci është duke luftuar për mbijetesë në Ligën e Parë - Grupi A, ndërsa Trepça është në mes të renditjes tabelare.

Vetë Hyseni gjithashtu ka bërë të ditur për lëvizjen në fjalë, ndërsa në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar: “Nga sot jam pjesë e familjes së madhe të FC Phoenix. Falenderoj klubin dhe trajnerin për besimin e dhënë. Gjithashtu falenderoj KF Trepçën, lojtarët dhe tifozërinë për gjithçka.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë