Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA PARA NDESHJES

Foda: Duhet të përballemi me ekipe të nivelit të Hungarisë

Foda: Duhet të përballemi me ekipe të nivelit të Hungarisë


25 March, 2024 @16:59

Selektori i Kosovës, Franco Foda, në deklaratën e dhënë një ditë para ndeshjes së Kosovës ndaj Hungarisë, ka thënë se Kosova tash e tutje do të duhet të mësohet me ndeshje të vështira.

Rivali si Hungaria duhet të bëhen të zakonshëm për Kosovën, pasi që kombëtare të tilla janë që kualifikohen në evropian. E synimi i Kosovës është ky.

“Ne duhet të përballemi me skuadra të nivelit të Hungarisë, që është kualifikuar në Kampionatin Evropian, sepse edhe synimi ynë është të kualifikohemi. Pavarësisht sa kombëtare e fortë është Hungaria, ne do të luajmë me vetëbesim,” ka thënë timonieri gjerman i Dardanëve, një ditë para ndeshjes Hungaria-Kosova në konferencë për media.

Edhe Kosova, edhe Hungaria fituan miqësoret para kësaj me rezultat të njëjtë, 1-0. Kosova mposhti Armeninë jashtë, ndërsa Hungaria Turqinë brenda.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova