BARAZIM NDAJ GJERMANISË
Kosova U21 ndalë serinë e fitoreve të Gjermanisë U21
22 March, 2024 @20:20
Shpresat dardane të drejtuara nga Afrim Tovërlani kanë arritur një barazim epik ndaj Gjermanisë U21 sonte, derisa i kanë ndalë “panzerët” nga seria e fitoreve të tyre.
Kosova U21 ka dalë e pamposhtur në Chemnitz në një ndeshje mjaft të luftuar ndaj favoritit, që kishte katër fitore me radhë para këtij dueli, për përfundimtaren Gjermania U21 - Kosova U21 0-0.
Tovërlani e nisi ndeshjen me këtë 11-she: Mustafë Abdullahu; Andi Hoti, Rejan Thaçi, Ardi Ajdini, Elvis Letaj; Lindon Emërllahu, Altin Kryeziu, Milot Avdyli, Florian Haxha; Arian Llugiqi, Fatjon Bunjaku.
Luajtën edhe: Veton Tusha në vend të Thaçit (46’), Arbnor Hasani në vend të Letajt (72’), Oltion Bilalli në vend të Avdylit (81’), Valton Behrami në vend të Emërllahut (88’), Etnik Brruti në vend të Bunjakut (88’),
Kosova U21 deri tash ka 2 fitore dhe 3 barazime, karshi 2 humbjeve. Në duelet e fundit, Kosova U21 luan ndaj Estonisë, Polonisë lidere dhe Izraelit.
TABELA AKTUALE:
1. Polonia 15p
2. Gjermania 13p
3. Bullgaria 9p
4. Kosova 9p
5. Estonia 1p
6. Izraeli 0p.