Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NISMË E MBARË NË ELITE ROUND

Kosova U19 arrin fitore të madhe

Fotot: FFK

Kosova U19 arrin fitore të madhe


21 March, 2024 @2:50

Një fitore e madhe dhe befasuese për shumëkë, por jo edhe për nxënësit e Adil Maliqit që po tregojnë luftë në secilën pjesë të fushës së lojës. Me tu kualifikuar në Elite Round, Kosova U19 mori grupin e vështirë, ndërsa që në ndeshjen e parë të Grupit 1 të Elite Round Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj Austrisë U19 të mërkurën pasdite 1-0.

Ka qenë një depërtim i shpejtë i futbollistit të ri të Llapit Elvir Gashijan, që shutoi drejt portierit, ndërsa topin e dëbuar nga ky i fundit mbrojtësi austriak Jakob Schöller e futi në rrjetë të vetë (49’).

Austria U19 dominoi me raste dhe goditje drejt portës së Kosovës U19, por shpresat e reja Dardane asnjëherë nuk ranë nga loja. Më me rëndësi është të përmendet edhe motivi i madh për kombëtaren U19 që erdhi prej portierit Erion Avdija, që mbrojti penalltinë e Furkan Dursunit (25’) në pjesë të parë të ndeshjes.

Kosova U19

Austriakët tentuan shumë edhe në pjesë të dytë, veçanërisht kah fundi i ndeshjes, por assesi të shënonin, derisa Kosova U19 doli fituese dhe me festë të madhe kapi tre pikët e para në Grupin 1, ku bëjnë pjesë edhe nikoqirja e kualifikueseve në grupin përkatës Sllovenia U19 dhe Spanja U19. Këto dyjat barazuan në ndeshjen tjetër të grupit, 1-1.

KOSOVA XI: Erion Avdija; Davud Sylaj (kap.), Leon Zeqiraj, Erion Salihu, Dren Dobruna; Adonis Milaj, Dior Gërbovci, Diamant Lokaj; Elvir Gashijan, Lirim Jashari, Eliot Bujupi.

Zëvendësimet te Kosova: Leonit Ibrahimi (MF) për Milajn 46’, Elmedin Rama (SU) për Jasharin 58’, Edion Gashi (MF) për Lokajn 58’, Igball Jashari (MF) për Gërbovcin 75’, Arjanit Fazlija (MF) për Gashijanin (83’).

TABELA E GRUPIT 1, pas ndeshjeve të para:

1. Kosova 3p.
2. Sllovenia 1p.
3. Spanja 1p.
4. Austria 0p. 

Duelet e radhës për Kosovën U19:

23 mars, 16:00: Spanja - Kosova,
26 mars, 12:00: Sllovenia - Kosova.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova