NGA MEDIAT E HUAJA!
Franco Foda tregon objektivat me Kosovën
24 February, 2024 @11:51
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të ditur qëllimet e tij që ka me ekipin. Në një bisedë me Kronen Zeitung, trajneri gjerman i Kosovës që u emërua më 17 shkurt të këtij ka treguar saktë ato që kërkohen dhe që arrin të synojë me “Dardanët”.
Kosova përndryshe, në shortin për Ligën C të Kombeve ka dalë në grup me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e çiftit: Lituania/Gjibraltari. Së fundi Kosova dështoi keq në kualifikime për EURO 2024 dhe selektori Primoz Gliha u largua nga posti i tij. E pritjes i erdhi fundi, kur FFK vendosi që më 17 shkurt të zyrtarizojë përzgjedhësin e ri.
Gjermani Franco Foda është thënë se do të qëndrojë të shumtën e kohës në Kosovë, pos tjerash edhe për të ndjekur nga afër lojtarët potencial që do të mund të dalin në pah.
“Mund të provojmë disa gjëra me këtë ekip dhe këto duhet t’i gjejmë shpejt. Duam të kalojmë në Ligën B të Kombeve dhe në kualifikime për Botërorin 2026 të sigurojmë pozitën e dytë,” ka thënë 57 vjeçari.
“Nuk do të jetë lehtë, por për asnjë vend nuk është lehtë. Ne do të zhvillojmë dhe përmirësojmë ekipin,” ka shtuar ndër të tjera ish-trajneri i Sturmit të Grazit dhe kombëtares austriake.
Foda për Kronen Zeitung ka thënë se ka parë në vend të ngjarjes me ato që disponon Kosova. I ka pranuar kushtet për marrëveshje dyvjeçare dhe puna e re do të jetë e mirë për të pas pushimit që e bëri pas u nda me ekipin e Zurichut.
“Kanë qendrën stërvitore të kombëtares, për të rinjtë dhe për kombëtaren e femrave. Hoteli ku lojtarët do të akomodohen është duke u punuar ende. Kanë një stadium të vogël me 13 mijë ulëse, që aktualisht po renovohet,” ka shpjeguar Foda atë që ka parë në kryeqytetin e Kosovës.