LISTA E LOJTARËVE
Tovërlani shpall listën e Kosovës U21 për ndeshjen ndaj Gjermanisë U21
16 March, 2024 @19:27
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e ka publikuar listën e Dardanëve të rinj, të cilët janë përzgjedhur për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
Dardanët, të dielën, udhëtojnë për në Chemnitz, atje ku më 22 mars do të përballen me Gjermaninë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz dhe pritet që Dardanët e rinj të kenë mbështetjen e konsiderueshme të bashkëatdhetarëve tanë.
Tovërlani ka bërë përzgjedhje interesante, ndërsa në mesin e të ftuarve janë edhe disa futbollistë të Superligës - që tregon për ngritjen e cilësisë së ligës derisa ekipi i Kosovës U-21 në të ardhmen pritet të jetë furnizues kryesor i kombëtares A të Kosovës.
LISTA E PLOTË E KOSOVËS U-21
Portierë: Mustafë Abdullahu, Altin Gjokaj, Egzon Lekaj.
Mbrojtës: Elvis Letaj, Diar Vokrri, Valton Behrami, Andi Hoti, Ardi Ajdini, Arbnor Hasani, Valon Zumberi, Rejan Thaçi, Egzon Rexhaj.
Mesfushorë: Florian Haxha, Altin Kryeziu, Lindon Emërllahu, Redon Ismaili, Art Smakaj, Etnik Brruti, Milot Avdyli.
Sulmues: Oltion Bilalli, Veton Tusha, Fatjon Bunjaku, Arian Llugiqi.