Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISIA E VETME E FODËS

Pas ftesës së parë, flet Hazrollaj: Kosova privilegj dhe përgjegjësi!

Foto: FFK

Pas ftesës së parë, flet Hazrollaj: Kosova privilegj dhe përgjegjësi!


19 March, 2024 @14:02

Sulmuesi i krahut i Malishevës, Drilon Hazrollaj, që ka treguar formë të jashtëzakonshme në Superligë të Kosovës këtë stinor, ndërsa së fundi është duke bashkëkryesuar listën e golashënuesve të elitës së futbollit të Kosovës - është lojtari i vetëm që është risi te ftesat e përfaqësueses së Kosovës.

Përzgjedhësi i ri Franco Foda të vetmen risi në ftesa e ka pasur Drilon Hazrollajn, 20 vjeçarin nga Banja e Malishevës. Të tjerët kanë qenë emrat të ftuar edhe më parë.

E vetë Hazrollaj ka vlerësuar mjaft ftesën që i është bërë, ndërsa pas paraqitjeve shumë herë vendimtare me Malishevën në Superligë, dribluesi këmbëshpejtë është ndjerë i privilegjuar me thirrjen.

Kosova - team training

“Ftesa e Kombëtares së Kosovës është privilegj dhe përgjegjësi. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën pasi po kaloj në formë shumë të mirë me klubin tim. Grupi me ka pritur shumë mirë dhe më është dukur sikur të jem me vite pjesë e Kombëtares së Kosovës”, tha ndër të tjera ai pas stërvitjes për faqen zyrtare të FFK-së.

GRUPET E LIGËS C TË KOMBEVE

FFK ka aranzhuar dy miqësore për muajin mars. Kosova të dyja ndeshjet do t’i luajë si mysafire. Së pari më 22 mars prej orës 17:00 janë mysafirë të Armenisë në “Vazgen Sargsyan” të Jerevanit. Ndërsa katër ditë më vonë, në Budapesht prej orës 19:00 në “Puskas Arena” luajnë miqësoren e dytë të këtij muaji, ndaj Hungarisë.

FTESAT E FODËS

Kosova do të mundohet të kryejë sa më mirë përgatitjet e marsit dhe qershorit të këtij viti, ashtu që ekipi i përzgjedhësit të ri të Kosovës bashkë me përzgjedhësin të kenë një pasqyrë sa më të qartë për lojtarët në dispozicion.

Prej shtatorit të këtij viti nis edicioni 2024/25 i Ligës së Kombeve, ndërsa kreu i FFK-së ka thënë se Kosova nuk ka më nevojë të tregohet, por të shënojë rezultate. Foda do të duhet që me Kosovën të fitojë grupin në Ligën C të Kombeve, ku për kundërshtarë ka Rumaninë favorite, Qipron dhe fituesin e barazhit Lituania-Gjibraltari.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova