DITA E DYTË E STËRVITJEVE TË KOSOVËS
Foda punoi në aspektin taktik sot
Teksti: FFK
19 March, 2024 @15:58
Në vijim të përgatitjeve për miqësoret ndaj Armenisë dhe Hungarisë, Kombëtarja e Kosovës po punon me vendosmëri në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda për të filluar një fazë të re me paraqitje të mira dhe të suksesshme në fushën e gjelbër.
Në seancën e dytë stërvitore, përzgjedhësi Foda është përqendruar në thellimin e aspektit taktik, duke sqaruar idetë dhe filozofinë e lojës që synon të ndërtojë me ekipin dardan.
Përgatitjet e Kombëtares së Kosovës për miqësoret ndaj Armenisë dhe Hungarisë po shfaqin një përkushtim të madh nga lojtarët dhe stafi trajnues, duke shpresuar për rezultate pozitive që do të ndikojnë në forcimin e ekipit për sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të mërkurën në orën 10:45 në Hajvali dhe më pas në orët e pasdites udhëtojnë për në Yerevan.