Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË KOSOVËS, PAS FITORES NDAJ ARMENËVE

Foda: Mesfusha problem! Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet

Foto: FFK

Foda: Mesfusha problem! Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet


23 March, 2024 @0:07

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Franco Foda, i cili nisi mbarë aventurën me Dardanët në miqësore, duke e mposhtur të premten mbrëma Armeninë si mysafir me rezultat minimal 0-1, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ka thënë se mesfushusa ka qenë problem kryesor i Kosovës në lojë, ndërsa përmirësim duhet në të gjitha repartet e fushës.

Kosova mposhti Armeninë me një gol të shënuar nga Milot Rashica në pjesë të parë të ndeshjes, por futbollistët e Kosovës kishin edhe disa raste të mira për shënim, derisa finalizimi i rasteve dukshëm çaloi.

“Kemi krijuar shumë raste, në përgjithësi ishte mirë. Në ndërtim të lojës duhen përmirësime, pasi që kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme. Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet. Problemi ishte në mesfushë, por edhe në konrektizim të rasteve duhet të punojmë sepse gjetëm raste por nuk shënuan,” ka thënë tekniku 57 vjeçar gjerman.

Kosova pas fitores me Armeninë në Jerevan, do të udhëtoj për në Hungari, ku më datën 26 mars në Budapesht do të jetë mysafire e hungarezëve.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova