Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA TURKE

Galata shënon në minutën e parë, Feneri lë ndeshjen!

Galata shënon në minutën e parë, Feneri lë ndeshjen!


7 April, 2024 @20:45

Me të nisur ndeshja e finales së Superkupës së Turqisë, Galatasaray ka shënuar gol me Mauro Icardin dhe ekipi kuqeverdhë nga Stambolli bëri rezultatin 1-0 në minutën e parë të ndeshjes.

Kundërshtari i hidhëruar me Federatën, nuk ia nisi më ndeshjes dhe kishte vendosur që lojtarët të largohen nga fusha.

Galatasaray pritet të fitojë Superkupën me vendim të Federatës, pasi që loja u la nga kundërshtari.

Përndryshe, Fenerbahçe ka bërë një vepër shumë të keqe tha komentatori i ndeshjes me këtë gjest, pasi që ndeshja e finales së Superkupës po luhet në Shanliurfa, vend ky që u godit nga termeti dhe shumë njerëz të mbledhur në stadium pas gjithë atyre vuajtjeve mezi kanë pritur të shohin një ndeshje të një niveli të tillë për të harruar sadopak vuajtjet nga fatkeqësia natyrore.


 
Të gjitha lajmet nga International