VOLEJBOLL

Volejbollistët e Besës, kampionë të Kosovës për stinorin 2015/16 FOTO; KV Besa
Besa kampione
15 April, 2016 @9:45
Sukseset sportive në qytetin e Pejës nuk kanë të ndalur. Mbrëmë radhën e kanë pasur volejbollistët e qytetit.
Kjo, pasi që Besa mposhti Lubotenin e Ferizajit në duele finale duke e mposhtur për herë të fundit në “Karagaç” 3-1 me sete për t’u kurorëzuar me titullin kampion të Kosovës.
Besa kishte mposhtur Lubotenin edhe në ndeshjen e parë të finale së Play-Offit në Ferizaj me rezultat të njejtë, 3-1 dhe tash me rezultat të përgjithshëm 2-0 me lojë pejanët marrin trofeun e kampionit të Kosovës.