TURQI

Besiktas, edhe një hap më afër titullit
30 April, 2016 @19:24
Gabimin e javës së kaluar, kur kishte barazuar kundër skuadrës Akhisar Belediye, lideri i Superligës turke, Besiktas, kësaj radhe nuk e përsëriti.
“Shqiponjat e zeza” sot shënuan fitore me rezultat të thellë ndaj Kayserisporit, për të bërë edhe një hap tjetër para, drejt titullit të kampionit.
Me këtë fitore Besiktasi tani ka 73 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahçe, e cila ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë nesër ndaj Gaziantepsporit.