VEDAT MURIQI

Gol për fitore nga Muriqi
30 April, 2016 @17:45
Skuadra e Vedat Muriqit, Giresunspor, hap pas hapi po i afrohet synimit të saj kryesor, inkuadrimit në Superligën turke.
E njëri prej tyre që po kontribuon më së shumti në arritjen e këtij synimi, është edhe vetë futbollisti prizrenas, i cili me golat e tij po i siguron pikë vendimtare skuadrës.
Ai sot ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen kundër Trabzonit, që i sjelli tre pikë të reja Giresunsporit.
Muriqi shënoi në minutën 14’, ndërsa me këtë Giresunspori vazhdon të mbetet në zonën e Play-Offit, që do ta mundësonte të luante lojë shtesë për inkuadrim në Superligë.
Muriqi aktualisht ka 17 gola dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat.