NË RAHOVEC

Hap i madh i Rahovecit
30 April, 2016 @17:36
Skuadra e Rahovecit është treguar si ekip me vetëmohim të pashoq sot në vend të tij, pasi që ka mposhtur Fushë Kosovën 3-0.
Kjo fitore e ngrit Rahovecin në kuotën e 30 pikëve dhe e vendos aktualisht në pozitën e 11 të tabelës.
Mirëpo, dalja nga zona e rrezikshme e Ligës së Parë për Rahovecin mund të jetë e rrezikshme, pasi që këta të fundit mund të rikthehen aty nëse nesër Vllaznia e Pozharanit e Vitia fitojnë ndeshjet e tyre.
Në xhiron e radhës Rahoveci është mysafir i Ramiz Sadikut, ndërsa Fushë Kosova pret Dukagjinin.