NË FERIZAJ

Ferizaji lë duarthatë Vëllaznimin
30 April, 2016 @17:16
Ferizaji ka shënuar fitore minimale, të vlefshme për afrim në Superligë, ndaj Vëllaznimit sot.
Ekipi bardhekaltër golin e vetëm të takimit e ka shënuar në nismë të pjesës së dytë të ndeshjes, kur Albion Pira shënoi në minutën e 48 të ndeshjes për 1-0.
Me këtë, ekipi i Ferizajit i afrohet edhe më shumë Superligës tashmë, pasi që me tre pikë të reja ata ngrisin kuotën e tyre në 57 pikë.
Në anën tjetër, për gjakovarët kjo ka qenë një goditje e rëndë për aspiratat e tyre drejt Superligës, pasi që tashmë me disfatën e 11 të stinorit ata janë mbi 20 pikë larg vendit që dërgon në Superligë direkt.