ALLIANZ ARENA

Foto: Monchengladbach Official
Xhaka shtyn festën e Bayernit
30 April, 2016 @17:25
Me Dortmundin që e fitoi bindshëm ndeshjen e vet ndaj Wolfsburgit, festa e Bayernit është shtyrë. Skuadra nga Allianz Arena gaboi në shtëpi në ndeshjen ndaj Monchengladbachit, skuadrës së Granit Xhakës, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
Bavarezët kaluan në epërsi me golin e gjermanit Thomas Muller, mirëpo Gladbachu barazoi përmes qendërsulmuesit Hahn në minutën e 72’ të takimit.
Fitorja e Dortmundit dhe barazimi i Bayernit bën që festa e bavarezëve të shtyhet edhe për një javë, pasi që titulli nuk është siguruar ende matematikisht.