AMIR ABRASHI

Abrashi në Bundesligë
29 April, 2016 @21:15
Stinorin e ardhshëm në Bundesligë do të luajë edhe mesfushori kuqezi, Amir Abrashi.
Skuadra e tij, Freiburg, tashmë edhe matematikisht e ka siguruar garimin në elitën gjermane për stinorin e ardhshëm.
Dy javë pa përfunduar ky edicion në Bundesliga 2, Freiburgu kryeson në radhitjen tabelare me pesë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Leipzig, ndërsa i nevojitet vetëm edhe një pikë për t’u shpallur kampion i Bundesligës 2.
Freiburgu sot e mposhti Paderbornin me rezultat 2-1, ndërsa Abrashi ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes.