NESËR

Nga ndeshja e kaluar Istogu-Hajvalia/ Foto: fcistogu.com
Hajvalia kërkon fitoren e tretë ndaj Istogut
29 April, 2016 @20:42
Përballja e vetme e Superligës që zhvillohet nesër dhe e hap xhiron e XXVIII të Superligës zhvillohet në “Demush Mavraj” të Istogut.
Takohen Istogu i Besim Podrimajt dhe Hajvalia e Ismet Munishit. Dy skudra me qëllime krejtësisht të kundërta.
Derisa Istogu do të kërkojë pikë shpëtimi në këtë ndeshje, Hajvalia do të kërkojë fitore për të mbajtur të gjallë luftën për titull kampioni.
Hajvalia në përballjet e mëhershme të këtij stinori ndaj Istogut ka shënuar dy herë fitore.
Në përballjen e zhvilluar në Kishnicë, në shtator Hajvalia kishte mposhtur Istogun 1-0 me golin e Liridon Lecit, ndërsa në takimin e zhvilluar në Istog, Hajvalia kishte fituar 1-3 duke shënuar tre herë në 15 minutat e fundit për të siguruar tre pikë.
Në duelin e nesërm drejtësinë e ndajnë: B.Kosumi, J.Musolli, M.Berisha dhe H.Hajdari.