Të gjitha lajmet

CORONAVIRUS

Cila Federatë sa përfitoi nga Ministria?!

Cila Federatë sa përfitoi nga Ministria?!

31 March, 2020 @22:14

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dalë e para në shumën e përfituar, të ndara si ‘infuzion’ për sportet në kohë krize nga Ministria përkatëse.

Kështu, FFK si kampione e federatave sportive në Kosovë merr 269 mijë e 552 euro, duke lënë pas Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK), Federatën e Volejbollit (FVK) dhe atë të basketbollit (FBK), që kanë marrë disa mijëra euro më pak. Xhudoja dhe karateja vinë pas federatave të përmendura në Kategorinë A të sporteve të Kosovës.

*Të gjitha vlerat financiare sipas kategorizimit të federatave:

KATEGORIA A:

FFK - 269.552 euro
FHK - 258.570
FVK - 253.606
FBK - 253.470
FXhK - 172.800
FKK - 156.920

KATEGORIA B:

Fed. Boksit - 106.464 euro
Fed. Mundjes - 106.064
Fed. Atletikës - 102.840
Fed. Sportit Shkollor - 93.680
Fed. Pingpongut - 92.960
Fed. Notit - 92.784
Fed. Tenisit - 80.000

KATEGORIA C:

Fed. Gjimnasitikës - 57.264 euro
Fed. Skitare - 55.428
Fed. Taekwondosë -54.828
Fed. Shahut - 49.980
Fed. Badmintonit - 49.956
Fed. Shenjëtarisë - 49.896
Fed. Triatlonit - 49.512
Fed. Ragbit - 48.768
Fed. Shigjetare - 48.492
Fed. Çiklizmit - 48.120
Fed. Sportit Univ. - 46.848
Fed. Bodybuildingut - 46.692
Fed. Peshëngritjes - 43.152
Fed. Boëlingut - 42.504
Fed. Autosporteve - 41.748
Fed. Aeronautike - 37.524

KATEGORIA D:

Fed. Kickboxit - 22.584
Fed. Muaythait - 20.224
Fed. Bilardos - 18.120
Fed. Sportive e Punëtorëve - 16.560
Fed. Minigolfit - 15.104

(*të dhënat, nga Koha ditore)

“Sipas legjislacionit për sportin dhe financimin e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot dy vendime që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve. Në vendimin për përkrahjen e federatave sipas kategorive u është caktuar vlera financiare e poentimit të pikëve për Sportet kolektive dhe individuale. Poentimi për Sportet Kolektive dhe Individuale bëhet në katër grupe, A, B, C dhe D. Grupi A ndahet në: Federatat të cilat merren me Sporte Kolektive dhe kanë vlerën e pikës në shumë prej 3400 euro, dhe Federatat të cilat merren me Sporte Individuale dhe kanë vlerën e pikës në shumën prej 2000 euro. Për grupin B vlera e pikës është 1600 euro, për grupin C vlera e pikës është 1200 euro dhe për grupin D vlera e pikës është 800 euro,” ka shkruar njoftimi i Ministrisë.

 

EDHE TESTI NR. 2 NEGATIV

Boksierët e Kosovës, negativ në coronavirus

2 April, 2020 @21:21

Përfundimisht, ekipi Olimpik i boksierëve të Kosovës është negativ në coronavirus. Para pak çastesh KOK ka zyrtarizuar njoftimin, ndërsa…

OLIMPIADA

Tokio 2020, bartet në 2021

24 March, 2020 @15:32

Zyrtarisht sot edhe Olimpiada e Tokios që ishte në plan të mbahej në korrik të këtij viti, është shtyer për…

TRAJNER SPANJOLL TE BESA

Besa Famgas me trajner spanjoll

10 March, 2020 @19:08

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Besa Famgas, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit, spanjollin Juan Javier Cabanas. Ekipi…

I EMIGRUARI

Linor Çitaku më i miri i Lihtenshtajnit

2 March, 2020 @11:21

Më 1 mars me një atmosfrë sportive është mbajtur kampionati individual i pingpongut për senior në Litenshtajn, ku ish-lojëtari i…

MEDIA

Shtatorja e Majlindës, jo në Prishtinë, por në Pejë!

22 February, 2020 @16:03

Shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet më 28 shkurt në ora 11:00. Shtatorja që fillimisht ishte…

Të gjitha lajmet nga Të tjera