KOMESARI

Dardan Berisha me dy dënime pas ndeshjes Peja - Ponte Prizreni
19 March, 2021 @17:34
Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, ka marrë dy dënime pas ndeshjes së zhvilluar të enjtën ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit.
Dardani përveçse luajti në këtë ndeshje dhe shënoi 26 pikë, si kapiten i skuadrës e kishte edhe rolin e trajnerit, për shkak të mungesës së kryetrajnerit Dragan Radovic dhe ndihmësit të tij, Petrit Zeqiri, të cilët janë të infektuar me Covid-19.
Sipas vendimit të Komesarit të Garave, Dardani është dënuar fillimisht me 150 euro për shkak të gabimit teknik si trajner, e më pas edhe me 100 euro të tjera për shkak të gabimit teknik si lojtar.
Gabimi teknik si trajner i është shqiptuar atij pas sjelljeve josportive të bankës pejane.
Ndeshja me Ponte Prizrenin përfundoi me rezultat 97-115 në të mirë të prizrenasve. (Shiko raportin e ndeshjes)