Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - PONTE PRIZRENI

Peja pa trajner duron vetëm 3 çerekë përballë liderit

TOPSPORTI / A.P

Peja pa trajner duron vetëm 3 çerekë përballë liderit


18 March, 2021 @19:31

Lideri i Superligës, Ponte Prizreni, ka shënuar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Superligë, duke e mposhtur Pejën në Karagaç.

Bardhezinjtë nga Prizreni shënuan fitore me rezultat 97-115, duke e regjistruar kështu fitoren e 17-të pas 24 xhirove të zhvilluara.

Peja në këtë ndeshje u paraqit pa kryetrajnerin Dragan Radovic dhe ndihmësin e tij, Petrit Zeqiri, të cilët janë ende të infektuar me COVID-19, ndërsa në përbërjen e lojtarëve u rikthyen Dardan Berisha dhe Lis Shoshi, ku ky i fundit bëri debutimin te verdhezinjtë.

Te shtabi teknik i Ponte Prizreni për herë të parë ishte ish trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra, i cili u emërua sot si koordinator i shtabit teknik të prizrenasve.

Të motivuar nga dyshja Berisha-Shoshi, Peja e nisi mirë çerekun e parë, të cilin e mbylli me epërsi dyshifrore, ndërsa edhe në çerekun e dytë arriti ta ruajë epërsinë, megjithëse ajo u shkri në vetëm një pikë kur skuadrat shkuan në pushim.

Prizreni, duke qenë më i disiplinuar në lojë dhe me komponim më të mirë të lojtarëve në fushë, arriti ta marrë kontrollin e lojës në pjesën e dytë, ndërsa këtu përshtati i shkoji edhe problemet me gabime personale të qendrës pejane, Brandon Walters, i cili një kohë të konsiderueshme të lojës u detyra të qëndrojë në pankinë

TABELA AKTUALE

Divine Myles i Ponte Prizrenit edhe në këtë ndeshje ishte në formë të lartë, duke shkëlqyer me 31 pikë e 8 asistime, ndërsa Kwame Vaughn (23), Urim Zenelaj (21) dhe Landon Taliaferro (20), ishin lojtarë të tjerë që shënuan 20 ose më shumë pikë te ekipi fitues.

Te Peja, Dardan Berisha pati 26 pikë, derisa Lis Shoshi luajti me double-double prej 25 pikëve dhe 10 asistimeve.

Tani Ponte Prizreni mbetet i vetmuar në krye të tabelës me dy fitore më shumë se ndjekësi më i afërt, Ylli, derisa Peja mbetet në pozitën e katërt me 12 fitore dhe 12 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga