Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEZAI SURROI

Bashkimi nis përgatitjet për stinorin e ri

Foto: KBBashkimi/ fb

Bashkimi nis përgatitjet për stinorin e ri


23 August, 2023 @14:21

Skuadra prizrenase, Bashkimi, ka nisur sot përgatitjet për stinorin e ri të garave 2023/24. Përmes një njoftimi të shkurtër, klubi portokallezi nga Prizreni ka bërë të ditur se lojtarët kanë nisur stërvitjet me skuadrën.

Bashkimi në stinorin e kaluar ka kryer stinorin e rregullt në pozitë të pestë të renditjes tabelare, ndërsa ka mbyllur garat duke arritur çerekfinalen e playoffit të Superligës.

Këtë stinor, Bashkimi do të drejtohet nga Edin Kërveshi. Ekipi ka shtuar disa lojtarë vendorë në skuadër (Samir Zekiqi, Dren Dedushaj, etj.), ndërsa ka zyrtarizuar edhe dy të huaj (Jeremy Harris, Buzz Anthony), ndërsa pritet që në vijim të shtohet së paku edhe një basketbollist i huaj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga