Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Buzz Anthony - lojtar i ri i Bashkimit

Buzz Anthony - lojtar i ri i Bashkimit


19 August, 2023 @18:51

Bashkimi para pak çastesh ka bërë të ditur se ka angazhuar në ekip lojtarin Buzz Anthony. Ky i fundit ka bërë përvojë në Paderborn të Gjermanisë dhe ka pasur mesatare prej 14.2 pikësh e 7.3 asistimesh për ndeshje.

Ky është përforcimi i radhës te Bashkimi, derisa prizrenasit që janë në konsolidim të ekipit dje kanë zyrtarizuar edhe trajnerin Edin Kërveshi për stinorin 2023/24.

Bashkimi në stinorin e kaluar përfundoi stinorin në çerekfinale të playoffit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga