MITROVICASI VAZHDON ME EKIPIN GJAKOVAR
Burim Zekiqi vazhdon me Vëllaznimin
15 August, 2023 @9:15
Mitrovicasi që në stinorin e kaluar jipte pikë jashtëzakonisht të rëndësishme për Vëllaznimin, Burim Zekiqi, ka vazhduar bashkëpunimin me klubin gjakovar edhe për një stinor tjetër.
Zekiqi 25-vjeç dhe 200-centimetra i gjatë që luan në pozitën e alos, në stinorin e kaluar te ekipi gjakovar ka pasur mesatarisht 25.1 minuta për ndeshje, ndërsa ka dhënë 8 pikë për lojë.
4
“Snajperi” Zekiqi që me treshet e tij sillte fitore për Vëllaznimin, ka pasur mesataren e saktësisë për tri pikë, 34.2%.
Vëllaznimi ka krijuar ekip solid për stinorin 2023/24, ndërsa gjakovarët një sezon pas rikthimin në Superligë, duket se nuk do të kenë telashe të mbijetesës këtë stinor.