Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TORCIDAT

KB Trepça - të gjitha përforcimet verore

KB Trepça - të gjitha përforcimet verore


13 August, 2023 @11:00

Nënkampionja e Kosovës dhe fituesja e Kupës së Kosovës, KB Trepça pasi që ka një numër të konsiderueshëm të vendorëve në skuadër, në FBK këtë verë ka regjistruar (deri tash) vetëm Dardan Kapitin, që u rikthye në basketbollin kosovar pas aventurës amerikane me Eastern Kentucky.

Kapiti, ka qenë lojtari i vetëm i regjistruar në afat kalimtar veror në FBK nga KB Trepça, ndërsa gjelbërezinjtë në faqet e rrjeteve sociale kanë publikuar edhe emrat e lojtarëve të huaj me të cilët kanë arritur marrëveshje.

—Dardan Kapiti (Eastern Kentucky)
—Kevin Bracy-Davis
—Devon Van Oostrum
—Isaiah Ross

Siç dihet, afati kalimtar vlen më shumë për lojtarët vendorë, të cilët nuk do të mund të lëvizin nga skuadrat e tyre deri në afatin kalimtar dimëror. Sa i përket të huajve, ata mund të regjistrohen edhe gjatë sezonit, me një taksë pak më të madhe në Federatë dhe pas 72-orësh fitojnë të drejtën e lojës. Gjithashtu, në këtë listë nuk figurojnë lojtarët me të cilët Trepça ka vazhduar marrëveshjen. KB Trepça këtë stinor do të udhëhiqet nga trajneri që bëri kampion Yllin dy vite më parë në Superligë, boshnjakun Adis Beciragic.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga