Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEZINJTË!

KB Prizreni - të gjitha përforcimet verore

Foto: KBPrizreni/ fb

KB Prizreni - të gjitha përforcimet verore


13 August, 2023 @14:12

Në stinorin e kaluar rrezikuan statusin elitar duke luajtur ndeshje playouti, por mbijetuan në Superligë pa ndonjë problem të madh. Prizreni kësaj radhe ka angazhuar kontigjentin e lojtarëve kryesorë me kohë dhe pritet t’i kthehet befasive që bënte në elitë.

Bardhezinjtë kanë siguruar deri tash tre të huaj në ekip, ndërsa kanë rikthyer në ekip Edmond Kryeziun. Gjithashtu, Prizreni ka transferuar nga Trepça reprezentuesin energjik të Kosovës, Musab Mala.

—Musab Mala (Trepça)
—Edmond Kryeziu (Rahoveci)
—Arbër Sinani (Vëllaznimi)
—Ivan Koljevic (Peja)
—Ryan Hughes (Ursinus College)
—Isaiah Kelly (Yale)

Siç dihet, afati kalimtar vlen më shumë për lojtarët vendorë, të cilët nuk do të mund të lëvizin nga skuadrat e tyre deri në afatin kalimtar dimëror. Sa i përket të huajve, ata mund të regjistrohen edhe gjatë sezonit, me një taksë pak më të madhe në Federatë dhe pas 72-orësh fitojnë të drejtën e lojës. Gjithashtu, në këtë listë nuk figurojnë lojtarët me të cilët Prizreni ka vazhduar marrëveshjen. KB Prizreni pas ndarjes me trajnerin Edin Kërveshi në fund të stinorit, këtë stinor ka angazhuar turkun Tuncay Bostanci, ku ky i fundit vjen për herë të parë për të punuar në Superligë të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga