Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJIMMAT

KB Istogu - të gjitha përforcimet verore

Foto: KBIstogu/ fb

KB Istogu - të gjitha përforcimet verore


13 August, 2023 @14:24

Si fitues i Ligës së Parë, Istogu siguroi Superligën për stinorin 2023/24. Ekipi që vjen nga qyteti nën Bjeshkët e Nemuna ka filluar konsolidimin e skuadrës duke vazhduar kontratat me lojtarët bazë të ekipit, ndërsa në Federatë si përforcime verore ka regjistruar katër basketbollistë, prej të cilëve dy vendorë dhe dy të huaj.

Qëllimi kryesor i istogasve do të jetë qëndrimi në Superligë edhe për një stinor, ndërsa në ditët në vijim ekipi pritet të shihet nëse do të regjistrojë përforcime tjera për të shtuar cilësi edhe më shumë në skuadër.

—Dardan Maxharaj (Peja)
—Adrian Ibishi (Prishtina e Re)
—Davonte Carrier (San Bernardino College)
—Matthew Lang (Arizona Wildcats)

Siç dihet, afati kalimtar vlen më shumë për lojtarët vendorë, të cilët nuk do të mund të lëvizin nga skuadrat e tyre deri në afatin kalimtar dimëror. Sa i përket të huajve, ata mund të regjistrohen edhe gjatë sezonit, me një taksë pak më të madhe në Federatë dhe pas 72-orësh fitojnë të drejtën e lojës. Gjithashtu, në këtë listë nuk figurojnë lojtarët me të cilët Istogu ka vazhduar marrëveshjen. KB Istogu në stinorin e kaluar është drejtuar nga Fikret Shatri.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga