Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUQEZINJTË E JAKOVËS

KB Vëllaznimi - të gjitha përforcimet verore

Foto: KBVellaznimi/ fb

KB Vëllaznimi - të gjitha përforcimet verore


13 August, 2023 @14:03

Skuadra e Vëllaznimit, që në stinorin e kaluar iu rikthye Superligës dhe qëllim kryesor kishte mbijetesën - e arriti objektivin për 2022/23. Gjakovarët me lojëra të mira të treguara për cilësinë që kishin, kah fundi i stinorit të rregullt siguruan statusin elitar, ndërsa më pas luajtën edhe në çerekfinale të playoffit.

Këtë stinor, kuqezinjtë duket të jenë mobilizuar pak më shumë, pasi që po krijojnë një listë të lojtarëve që do të mund të synojnë një pozitë pak më lartë në renditjen tabelare, derisa gjatë afatit kalimtar të rregullt, Federata ka zyrtarizuar këta emra të regjistruar te ekipi në fjalë.

—Ardit Pepaj (Ylli)
—Bardh Rexha (Rahoveci)
—Jon Ukaj (Gissen)
—Ergin Grosha (Rahoveci)
—Donat Rexhepi (Kerasan Prishtina)
—Jalen Ray (Surrey Scorchers)

Siç dihet, afati kalimtar vlen më shumë për lojtarët vendorë, të cilët nuk do të mund të lëvizin nga skuadrat e tyre deri në afatin kalimtar dimëror. Sa i përket të huajve, ata mund të regjistrohen edhe gjatë sezonit, me një taksë pak më të madhe në Federatë dhe pas 72-orësh fitojnë të drejtën e lojës. Gjithashtu, në këtë listë nuk figurojnë lojtarët me të cilët Vëllaznimi ka vazhduar marrëveshjen. KB Vëllaznimi pas ndarjes me trajnerin Josip Plantak në fund të stinorit, këtë stinor ka angazhuar lituanezin Audrius Prakuraitis, që gjatë sezonit të kaluar drejtoi Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga