ARPAGJIK'T
KB Bashkimi - të gjitha përforcimet verore
13 August, 2023 @13:57
Një herë kampioni i Kosovës, Bashkimi, që ka ndërruar kryesinë së fundi ka bërë të ditur për disa përforcime gjatë afatit kalimtar veror, ndër ta më në emër nga vendorët Samir Zekiqi.
Ekipi prizrenas pos mitrovicasit të lartpërmendur ka siguruar shërbimet e edhe tre lojtarëve tjerë vendorë, ndërsa ka zyrtarizuar edhe një të huaj për stinorin 2023/24. Stinori i kaluar nuk ka qenë fort i suksesshëm për Bashkimin, që u ndalë në çerekfinale të playoffit. Këtë stinor prizrenasit shpresojnë për më tepër, por mbetet të shihet nga përforcimet potenciale nëse do të krijojnë një listë të lojtarëve që do të mund të bëjnë dallimin në parket.
—Altin Gashi (New Basket)
—Samir Zekiqi (Peja)
—Valmir Kakruki (Prishtina)
—Dren Dedushaj (Prishtina)
—Jeremy Harris (Sudbury Five)
Siç dihet, afati kalimtar vlen më shumë për lojtarët vendorë, të cilët nuk do të mund të lëvizin nga skuadrat e tyre deri në afatin kalimtar dimëror. Sa i përket të huajve, ata mund të regjistrohen edhe gjatë sezonit, me një taksë pak më të madhe në Federatë dhe pas 72-orësh fitojnë të drejtën e lojës. Gjithashtu, në këtë listë nuk figurojnë lojtarët me të cilët Bashkimi ka vazhduar marrëveshjen. KB Bashkimi pas largimit të trajnerit të tyre në stinorin e shkuar Audrius Prakuraitis, nuk ka zyrtarizuar akoma teknikun që do t’i drejtojë në stinorin 2023/24.