PRIZRENI ZYRTARIZON TË HUAJIN E KATËRT
Dazon Ingram - përforcimi i katërt i huaj i Prizrenit
13 August, 2023 @22:02
Basketbollisti amerikan Dazon Ingram është lojtari i katërt i huaj i zyrtarizuar te KB Prizreni, që sonte bëri të ditur se e konsideron si transfer bombastik.
Ingram 26-vjeçar është 196-centimetra i gjatë ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga Venecuela, Gaiteros. Amerikani që luan në pozitat 1-2, ka nënshkruar kontratë një-sezonale me ekipin e Prizrenit, që do të drejtohet këtë stinor nga Tuncay Bostanci.
Përndryshe, Ingram ka pasur mesatare prej 31.7 minutash për ndeshje te ekipi i tij Gaiteros, ndërsa ka shënuar 16.3 pikë për ndeshje, 4.4 asistime dhe 7.8 kërcime për ndeshje.
Ingram vjen në ekipin prizrenas për tu bërë i huaji i katërt pas Ivan Koljevicit, Ryan Hughesit dhe Isaiah Kellyt.