XHEBRAILAT
KB Ylli - të gjitha përforcimet verore
13 August, 2023 @11:31
Dy herë kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli, gjatë afatit kalimtar veror sa i përket lojtarëve vendorë ka bërë disa afrime interesante. Skuadra që fitoi dy tituj kampioni në tri stinorët e fundit, në stinorin e fundit 2022/23 u ndalë në gjysmëfinale të playoffit nga Peja.
E këtë verë, duke ditur se tregu i lojtarëve cilësorë vendorë është i zbehtë, ka bërë lëvizje jashtë vendit, duke rikthyer në Kosovë disa lojtarë që luanin në Gjermani, Turqi e SHBA.
Suharekasit, që ende nuk kanë zyrtarizuar lojtarë të huaj në ekip, kanë vazhduar me bazën e lojtarëve ndërsa si përforcime në Federatë, deri në fund të afatit të rregullt kalimtar kanë regjistruar:
—Besnik Bekteshi (Kirchheim)
—Etnik Peci (Felicians)
—Arbër Berisha (Cozum Ankara Koleji)
—Rrezard Mehmed (Prishtina)
—Artin Gashi, i lirë
Siç dihet, afati kalimtar vlen më shumë për lojtarët vendorë, të cilët nuk do të mund të lëvizin nga skuadrat e tyre deri në afatin kalimtar dimëror. Sa i përket të huajve, ata mund të regjistrohen edhe gjatë sezonit, me një taksë pak më të madhe në Federatë dhe pas 72-orësh fitojnë të drejtën e lojës. Gjithashtu, në këtë listë nuk figurojnë lojtarët me të cilët Ylli ka vazhduar marrëveshjen. KB Ylli pas largimit të trajnerit të tyre që i solli titujt, Adis Beciragic, nuk ka zyrtarizuar akoma teknikun që do t’i drejtojë në stinorin 2023/24.